Header

Del në ankand shtëpia e Zelenskyt në Krime, të ardhurat do të shkojnë për operacionin ushtarak rus

Krimea ka vendosur që të nxjerrë në ankand pasuritë e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ishte kryeparlamentari Vladimir Konstantinov, i cili njoftoi se shtëpia e familjes së Zelenskyt, si dhe objekte të tjera të shtetëzuara në Krime, do të dalin në ankand.

Sipas mediave të huaja, të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar luftëtarët që ndodhen në zonën e operacionit special.

“Shtëpia u shtetëzua dhe tani është në pronësi të shtetit. Do të vijojë një ankand dhe paratë nga shitja e banesës së Zelensky-t dhe ndërtesave të tjera të shtetëzuara do të shkojnë për nevojat e SVO-së, familjeve të viktimave dhe të mobilizuarve”, tha ndër të tjera në lidhje me këtë vendim, kryeparlamentari Konstantinov.

Vendimi për shtetëzimin e një numri ndërtesash të mëdha në pronësi të oligarkëve ukrainas në Krime u mor në një seancë të Parlamentit të Krimesë. Shtetëzimi përfshinte edhe pasurinë e paluajtshme të familjes së Volodymyr Zelenskyy në Livadia, në bregun jugor të Krimesë.

You may also like ...