Paris Hilton ka humbur qenin e saj të ndjerë. Në dy postime në llogarinë e saj në Instagram, Hilton i dha lamtumirën qenit të saj Chihuahua, për të cilin tha se ishte 23 vjeç.
“Në 23 vite të mrekullueshme, ajo solli dashuri të pafund, besnikëri dhe momente të paharrueshme në jetën time”, ka shkruar Hilton në mbishkrimin e një prej postimeve të saj. “Udhëtimi i saj ishte i gjatë, i bukur dhe ikonik, i rrethuar nga dashuria deri në gjumin e saj të qetë. Dhimbja që ndjej tani është e papërshkrueshme.”
“Edhe pse fizikisht je zhdukur, gjurmët e putrave të tua në jetën time nuk do të zbehen kurrë”, shkroi ajo. “Pusho e qetë, duke e ditur që gjithmonë do të jesh e dashur dhe do të më mungosh”.