Johnny Depp mori një ovacion prej shtatë minutash në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti, pavarësisht reagimit të ashpër për paraqitjen e tij.
Pas premierës së dramës biografike franceze “Jeanne Du Barry” gjatë natës së hapjes të ngjarjes të martën, Variety raporton se aktori u emocionua pasi të pranishmit shpërthyen në brohoritje të zgjatura për performancën e tij si Mbreti Louis XV.
Depp u pa i përlotur teksa i bëri me dorë audiencës që po duartrokitnin nga një ballkoni brenda Grand Theatre Lumiere.
Regjisorja dhe ylli i filmit, Maiwenn – e cila luan të dashurën e mbretit – thuhet se ka qarë teksa ka thënë në mikrofon: “Dua ta ndaj këtë moment me të dashurin tim, me producentin tim, me Le Pacte. Ishte një produksion që ishte i vështirë për t’u financuar… dhe dua ta ndaj këtë moment me të gjithë ekipin tim në teatër”.
Megjithëse qindra fansa që bërtisnin u shfaqën në festivalin vjetor të filmit në Jug të Francës me shenja mbështetëse dhe kërkesa për autograf, jo të gjithë ishin të kënaqur të shihnin Depp atje.
Dalja shënoi paraqitjen e parë publike të tij që nga gjyqi i bujshëm për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, e cila e akuzoi atë për abuzim.
- Meghan Markle nderohet me “Woman of Vision”
- Jeff Bezos “kapet mat” me partneren në Spanjë, pushime me superjahtin e ri 500 milionë dollarë