![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/FotoJet-1-8.jpg)
Kim Kardashian dhe Tom Brady thuhet se janë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin dhe kanë nxitur dyshimet për një romancë. Thuhet se Kim ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e Brady në Bahamas.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/16841978748722.webp?resize=660%2C440&ssl=1)
Kim madje i ka kërkuar Tom-it këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/16842601569233.jpg?resize=696%2C464&ssl=1)
42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull. “Kim e pëlqen shumë Tom. Ai është i mrekullueshëm”, thanë burime për PageSix, por shtuan se aktualisht nuk ka asnjë romancë mes të dyve, por nuk e mohuan një mundësi për lidhje në vijim.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/NYPICHPDPICT000011130459-1.webp?resize=696%2C464&ssl=1)
Kujtojmë që Kim ka qenë beqare që kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidso, me të cilin ishte në një lidhje për 9 muaj. Një burim i afërt me Kim, zbuloi se miliarderja është e hapur për takime përsëri. Ndërkohë, Tom është beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë.
-
Kristi për paratë që fitoi nga Big Brother: 10 mijë euro s’janë asnjë gjë për sakrificën që bëra
-
Merr fund martesa/ Aktorja e njohur turke fiton divorcin në një seancë të vetme