Header

Meridianin s’e njeh mirë, me Jonin e Marion kishte dy vite pa folur! Luizi rrëfehet për herë të parë për “miqtë” e tij

Luiz Ejlli ka sqaruar njëherë e mirë raportet me ata që e kanë quajtur veten “miqtë e tij”.

Pasi hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram Marion dhe Jonin, Luizi tregoi se me ta nuk fliste prej dy vitesh. Madje, as Meridian Ramçajn që u shpall si miku i ngushtë e i familjes apo “menaxheri” i Luizit, ky i fundit s’e njihte thuajse fare.

A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”- i tha Luizi Arjonit.

Ai tregoi se kanë pasur shumë pak kontakt me njëri-tjetrin për punë dhe s’kanë miqësi të ngushtë, ndryshe nga ç’pretendonte Meridiani.

Për Jonin dhe Marion, Luizi u shpreh se dikur kishin qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin, ndaj ishte befasuar kur dy djemtë kishin ardhur surprizë në “Big Brother”.

Luizi tregoi se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë prej tij dhe nuk ka dalë kurrë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes.  Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij.

Luizi u shpreh se miqtë e tij të ngushtë janë persona të tjerë, të cilët janë kujdesur për mamanë e tij dhe nuk kanë pasur nevojë të lyejnë flokët bjondë për të treguar mbështetjen e tyre, apo për të dalë livestream në rrjetet sociale.

Këngëtari gjithashtu foli edhe për karrierën e tij tani që aventura e BBV mbaroi. Luizi theksoi dhe qartësoi se menaxheri i tij i vetëm është Top Channel.

You may also like ...