Header

Më në fund! Vaksina e koronavirusit do të provohet brenda pak ditësh

Vaksina e koronavirusit tek njerëzit do të provohet brenda pak ditësh, kanë njoftuar shkencëtarët në Amerikë.
Mediat britanike raportojnë se janë kryer testime tek kafshët dhe tani tek vullnetarët e shëndoshë dhe më pas tek pacientët për të vërtetuar sa efektivë është.
Ky është lajmi më i mirë i ditëve të fundit sa i përket koronavirusit. Ndërkohë shkencëtarët në Britani thonë se vaksina mund të testohet tek njerëzit në muajin qershor pasi të marrin rezultate nga minjtë.
Por firma Moderna e bazuar në Massachusetts krijuan një kurë më të shpejtë për ti dhënë sa më shpejt fund pandemisë së koronavirusit që ka marrë mbi 5 mijë jetë dhe ka infektuar më shumë se 100 mijë persona në mbarë botën.
Prototipi i vaksinave po financohet nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike, me doktoreshën e fondacionit Melanie Saville.
Hulumtimet amerikane që drejtojnë luftën kundër virusit vdekjeprurës pranojnë se shpresat e miliona vaksinave mund të dalin brenda një viti.
Por studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, thanë që ata kanë studiuar me sukses një vaksinë tek minjtë dhe janë shpresë se mund të jetë gati për njerëzit deri në qershor.

You may also like ...