Header

Martesa e Britney Spears me Sam Asghari në krizë! Zbulohen detaje!

Marrëdhënia e Britney Spears me bashkëshortin e saj Sam Asghari është në vështirësi.

TMZ ka realizuar një dokumentar që do të transmetohet së shpejti dhe ka për qëllim të zbulojë detaje nga jeta e Britney pas përfundimit të betejës ligjore me babain e saj.

Mësohet se ka patur shumë raste grindjesh fizike mes Britney dhe Sam, madje debatet e ashpra mes tyre janë bërë diçka normale. Situata ka arritur në atë pikë ku në disa raste është dashur edhe ndërhyrja e personelit të sigurisë.

Burimet e TMZ zbulojnë më tej se Sam nuk kalon më shumë kohë në rezidencën e tyre të përbashkët. Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues sepse Britney është e varur prej tij dhe kërkon mbështetje.

Dokumentari i titulluar “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom” do të hedhë dritë mbi sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur Britney në kërkimin e saj për rimarrë të drejtat e saj. “Dokumentari më duket absolutisht i neveritshëm për njerëzit që ishin në jetën e saj kur ajo nuk kishte zë, ata shkuan dhe treguan historinë e saj sikur të ishte e tyre”, tha Asghari në një video të postuar në Instagram përpara publikimit të dokumentarit.

 

You may also like ...