Ditën e djeshme, në Ditën Ndërkombëtare të Nënave, aktorja e njohur Eliona Pitarka ka marrë dhuratën më të bukur. Ajo është bërë nënë për herë të dytë.
Bukuroshja ka mirëpritur në jetë një vajzë, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar ende. Lajmin e bukur e dha vetë Eliona në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të bebushes së porsalindur, e cila ndodhet në krevatin e saj.
Në 2022 ajo i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi asokohe më në fund për herë të parë foto me të.
Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik.
Në 2021 ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.
- Ed Sheeran kryeson listat e muzikës në Britani
- Nëna e Cristiano Ronaldos reagon pas thashethemeve për ndarjen e çiftit!