Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshimin e look-ut, duke marrë përherë vëmendje në çdo paraqitje të saj.
Megjithatë disa herë ajo është vënë në shënjestër të kritikave të cilat u është përgjigjur në një intervsitë të fundit për revistën British Glamour.
Siç thotë këngëtarja e njohur, gratë në industrinë e muzikës trajtohen ndryshe për sa i përket asaj që veshin dhe mënyrën se si sillen.
“Kam kaluar gjithë karrierën time: duke më gjykuar për atë që kam veshur, duke thënë.Ajo është shumë e zhveshur. Më duket mizogjeni”.
Këngëtarja 32-vjeçare shtoi gjithashtu se e ka admiruar gjithmonë Madonën, kur bëhet fjalë për modën.
“Ajo e dinte se jo të gjithë do të pajtoheshin me mënyrën se si vishej. Dhe gjithsesi e bëri. Unë e falënderoj për këtë, sepse më lejoi të jem më e guximshme”.
Në intervistë ajo zbuloi gjithahstu më shumë detaje rreth martesës së saj sekrete me regjisorin Taika Waititi duke përfshirë historinë e fustanit të nusërisë që veshi në ditën e saj të rëndësishme.
- Pas Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari nis punën për një film të ri
- Dani Alves mbetet në burg, refuzohet apeli i radhës