Aktorja e famshme shqiptare, Olta Gixhari u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe mori vëmendje të madhe nga rrugëtimi brenda shtëpisë së famshme.
Dalja e saj e papritur nga BBVA u komentua dhe e vuri edhe më shumë në fokus, ndërsa tani Olta ka vendosur që këtë ta shfrytëzoi për të punuar në projekte të reja.
Kështu ka bërë të ditur aktorja përmes një pyetësori që realizoi me fansat e saj në llogarinë e Instagramit.
Gixhari u pyet se cilat ishin planet e saj tani që ka përfunduar Big Brother VIP Albania, dhe ajo tha se po përgatit një film të ri.
‘Një film me në kast që as nuk ju shkon mendja”, tha Olta në përgjigjen e saj.
Aktorja, e cila është nënë e një djali vendosi që të largohen nga BBVA me dëshirën e saj pas një qëndrimin prej afro 100 ditësh brenda shtëpisë.
Olta tha se nuk po arrinte të përballonte mallin për të birin, duke lënë kështu përgjysmë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
- Blue Ivy u shfaq në turneun “Renaissance” dhe ja vodhi vëmendjen Beyonce-s!
- Rita Ora u përgjigjet kritikave për stilin e veshjes