![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/FB_IMG_1683840411007-850x567-1.jpg)
Shqipëria u kualifikua në finalen e “Eurovision”, por mesa duket kënga përfaqësuese e vendit tonë nuk e ka fituar simpatinë e të përditshmes britanike “The Times”. Prestigjiozja britanike e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/FB_IMG_1683840411007-850x567-1.jpg?resize=696%2C464&ssl=1)
“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të ‘Phantom of the Opera’ të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan “The Times”. E përditshmja e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet, megjithatë “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj kaloi në finalen e madhe.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/640-0-645dd33ce6bd8.jpg?resize=640%2C519&ssl=1)
Albina pak orë para performacës u shpreh e emocionuar dhe e bindur që ata do ta preknin finalen e Eurovisionit, “Sot kemi patur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Image-2023-05-11-at-22-1.webp?resize=696%2C458&ssl=1)
Falë meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën ‘Duje’, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, shprehet Albina.
-
Musk jep lajmin: Në krye të “Twitter” do të jetë një grua
-
Bora Zemani bën ndryshimin e papritur në pamje! Ja si duket moderatorja