![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/gjikkk-e1581757850227-780x439.jpg)
Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka realizuar një tatuazh të ri në trupin e tij.
Ai vendosi që pikërisht në ditën e Shën Valentinit të realizojë një tatuazh, dedikuar familjes së tij.
Reperi ndau me ndjekësit në InstaStory disa imazhe gjatë kohës sa po realizonte tatuazhin e tij në këmbë.
Tatuazhi është një vizatim i animuar i tre anëtarëve të familjes së tij: Gjiko, Elita dhe djali i tyre i vogël, Zëri.