Header

Cristiano Ronaldo shpallet sportisti më i paguari për 2023

2JBFW79 Lisbon, Portugal. 05th June, 2022. Cristiano Ronaldo of Portugal celebrates after scoring a goal during the UEFA Nations League match between Portugal and Switzerland at Alvalade stadium. Final score; Portugal 4:0 Switzerland. Credit: SOPA Images Limited/Alamy Live News

Cristiano Ronaldo është shpallur këtë vit si sportisti më i paguar në botë në nga revista Forbes, pasi ka fituar 136 milionë dollarë.

Transferimi te klubi saudit “Al Nasr” dhe kontrata fitimprurëse, e ka rikthyer atë në krye të listës së të pasurve të revistës për herë të parë që nga viti 2017 dhe për herë të tretë në total.

Shifra prej 136 milionë dollarësh konsiderohet si më e larta nga një futbollist në histori.

Në vend të dytë është një tjetër yll i futbollit, Lionel Mesi. Lojtari i PSG fitoi 130 milionë dollarë , të njëjtën shumë si në vitin 2022.

I treti renditet Kilian Mabpe me fitime 120 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.

Francezi është i vetmi në 10-shen e atletëve më të pasur, nën 30-vjeç, ndërsa ka statusin e futbollistit më të paguar në botë.

Në vend të katërt është ikona e NBA, LeBron Xhejms me 119.5 milionë dollarë fitime, e pas tij boksieri Canelo Alvarez me 110 milionë dollarë.

Në vend të gjashtë dhe të shtatë vijnë golfistët Dustin Johnson me 107 milionë dollarë fitime vjetore, e Phil Mickelson me 106 milionë dollarë.

Basketbollisti i Uariors Stepfen Kjuri është i teti më i paguar me 100.4 milionë dollarë, e pastaj vjen ikona e tenistit Roxher Federer me 95.1 milionë dollarë.

Zviceriani i siguron fitimet nga kontratat e marketingut, ndërsa këtë vit pagesa e tij e vetme nga aktivitetet si sportist ka qenë 100 mijë dollarë.

Listën e kompleton lojtari ekipit të basketbollit Feniks Sans, Kevin Durant me 89.1 milionë dollarë.

You may also like ...