Kendall Jenner ishte një prej yjeve që vazhdoi festën e Met Gala edhe pas paradës në tapetin e kuq dhe darkës. 27-vjeçarja u ndërrua dhe u shfaq e veshur me një trupore tërësisht transparente që nuk i la shumë vend imagjinatës.
Jenner i shtoi të brendshme të zeza dhe një kanatierë të shkurtër me rripa perlash. Veshja e modeles është një krijim i stilistes me origjinë shqiptare, Nensi Dojaka.
“Kendall me rikrijimin tonë si homazh për një prej veshjeve ikonike të Karl”, ka shkruar stilistja në Instagram.
Përveç Kendall, Rita Ora dhe Emily Ratajkowski ishin dy prej yjeve që në festën e mëvonshme nuk ngurruan të vishnin diçka më të guximshme.
- Studimi: Baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë
- Ava Max e ngatërrojnë me Lady Gaga në MET Gala 2023