Beyonce po sfidon pretendimin e Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme se ajo i detyrohet qeverisë amerikane 2.7 milionë dollarë taksa.
Në fillim të këtij muaji, Beyoncé paraqiti një peticion në Gjykatën Tatimore të Shteteve të Bashkuara duke kundërshtuar afro 2.7 milionë dollarë taksa dhe gjoba. Dokumenti i kërkon gjykatës të rishqyrtojë taksat dhe gjobat shtesë të vlerësuara nga IRS (Internal Revenue Service) në një Njoftim për Mangësi të dhënë më 18 janar 2023.
Sipas njoftimit, Beyoncé i detyrohet shtetit 805,850 dollarë taksë shtesë dhe 161,170 dollarë gjobë për vitin 2018. Gjithashtu thuhet se ajo i detyrohet 1,442,747 dollarë taksë shtesë dhe 288,549,40 dollarë penalitet për vitin 2019. Ka edhe interes për këto shuma.
Beyoncé argumenton në peticionin e saj se ky ishte një gabim nga ana e IRS dhe pretendon se ata refuzuan zbritjet në vlerë prej miliona dollarësh, duke përfshirë 868,766 dollarë që i atribuohen një transferimi të kontributit bamirës të raportuar në 2018.
Sa i përket gjobave, IRS vlerëson se 20 për qind e shumës së nënpagesës së tatimit është e detyrueshme. Megjithatë, Beyoncé kundërshton në peticionin e saj se për shkak se ajo “ka vepruar në mënyrë të arsyeshme dhe me mirëbesim”, nëse i detyrohet ndonjë taksë, gjobat nuk duhet të zbatohen.
Beyoncé paraqiti peticionin e saj si tatimpaguese e vetme dhe burri i saj, Jay-Z, nuk përfshihet në dosje.
- Getinjo dhe Vivien i japin fund lidhjes përfundimisht
- Kiara Tito: Dua një dasmë tradicionale me Luizin! Tregon nëse do ftojë Zhkalinën dhe Arbrin