Header

Për t’i treguar të kundërtën, Ed Sheeran vendos të luajë me kitarë një pjesë të këngës në gjyqin e tij!

Artisiti Ed Sheeran këndoi dhe luajti në kitarë në një sallë gjyqi në Manhattan, në një përpjekje për të hedhur poshtë akuzat se kënga e tij hit “Thinking Out Loud” është një “vjedhje” e këngës “Let’s Get it On”.

Sheeran kujtoi se këngën e kishte shkruar një mbrëmje në fillim të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Angli, në një bashkëpunim me tekstshkruesen dhe shoqen e tij, Amy Wadge.

Për të shkruar tekstin e këngës, Sheeran tha se ishte frymëzuar nga histori personale.

Unë marr shumë frymëzim nga jeta dhe familja  ime,” tha Sheeran, i cili është paditur nga trashëgimtarët e kantautorit Ed Toënsend,  i cili shkroi këngën e vitit 1973.

Ata kërkojnë një pjesë të fitimeve të këngës “Thinking out Loud”. Ndërkohë, gjyqi pritet të rifillojë të hënën.

You may also like ...