Që kur publikoi këngën e saj të parë në vitin 2015, karriera e Dua Lipës ka pasur vetëm rritje. Këngëtarja me fame botërore ka publikuar një listë të gjatë me hite botërore dhe ka fituar disa çmime të rëndësishme si Grammy, Brit Aëards, Billboard Music Awards, madje edhe dy Guinness në vitin 2020 për numrin më të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste femër ndërsa në vitin 2021, për numrin më të lartë të dëgjuesve mujorë në Spotify për një artiste femër.
Bilanci i llogarisë së saj bankare është në të njëjtën trajektore si pjesa tjetër e karrierës. Vlerësimi më i hershëm i regjistruar nga Celebrity Net Ëorth, në vitin 2017, e vlerësoi pasurinë e saj në 3 milionë Dollarë.
Deri në vitin 2019, pasuria u dyfishua në 6 milionë Dollarë, duke u rritur më pas në 16 milionë Dollarë në vitin 2020 dhe 25 milionë Dollarë në 2021-shin përpara se të arrinte vlerën e saj aktuale prej 35 milionë Dollarë në fund të vitit 2022. Dua Lipa e ndërtoi këtë pasuri në më pak se një dekadë.
- 5 seriale fantastike në Netflix që shumica e njerëzve nuk i kanë parë
- Pavarësisht raportit të tyre të krisur, Luizi e cilëson Efin konkurrente të fortë