Camilla Cabello dhe Shawn Mendes u shndërruan në kryefjalën e javës së shkuar dhe duket se do të jetë vetëm fillimi. Pas fundjavës së festivalit të Coachella, Camilla mesa duket ka përpunuar ndjesitë e saj nga puthjet me këngëtarin duke i përkthyer në një këngë.
Në një pjesëz të shkurtër të publikuar në Instagram, kënga përshtatet me situatën e krijuar mes ish-çiftit në Coachella. “A do të vish në Coachella? / Nëse jo, s’ka gjë/ Nëse po, do jetë gjithçka për të cilën do mendoj”, thotë këngëtarja mes vargjeve të këngës së titulluar “June Gloom”.
Kënga vetëm sa ka shtuar kureshtjen dhe konfuzionin e fansave. Një burim për “Page Six” tha se nuk bëhet fjalë për një rikthim të Shawmilla. “Ata kanë mbetur miq me shumë dashuri e histori mes tyre, por nuk janë rikthyer. Kanë mbajtur kontakte pas ndarjes dhe vendosën të takoheshin në Coachella meqenëse të dy do shkonin”.
Sa i përket puthjeve, burimi u shpreh se “gjërat ndoqën njëra-tjetrën” dhe se ishte një “çmallje”.
- Reperi i njohur bëhet baba për herë të 11-të në moshën 23-vjeçare
- Familja mbretërore, e kënaqur që Meghan nuk do të jetë në kurorëzim