Header

Travis Barker flet për pëlqimin e dikurshëm ndaj Kim Kardashian

Kim dhe Kourtney Kardashian kanë patur debate herë pas here në ekran. Megjithatë, fansat kanë një teori se marrëdhëniet e tensionuara mes tyre kohët e fundit janë ndikuar nga disa deklarata të partnerit të Kourtney, Travis Barker.

Bateristi dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian foli për tërheqjen ndaj Kimit në kujtimet e tij të vitit 2016, “Can I Say”.

Në librin e tij, Travis kujton takimin me themeluesen e SKIMs në vitin 2006, kur ai  ishte i lidhur me Paris Hilton dhe shkruan se po “shikonte fshehurazi Kim”, e cila ishte asistentja e Hilton në atë kohë. Po atë vit, nëpërmjet Kim, Travis u njoh me Kourtney e cila sot është gruaja e tij por lidhja erdhi më shumë se një dekadë më vonë, në vitin 2021.

Në librin e tij, Barker shkruan se “e shihte Kim fshehurazi” dhe mendonte se ishte “shumë seksi”. “Ju mund të mendoni se unë bëja gjërat më të këqija me të për shkak të videokasetave, por ishte e kundërta e çdo njohjeje që kam patur me të tjerat”. Ai thotë se dilnin shpesh për dreka e darka dhe shton: “me  Kim, doja të isha një xhentëlmen. Ishte shumë e çuditshme”.

Fansat e kanë vënë në dukje këtë rrëfim si arsye për tensionin e fundit të Kourtney dhe Kim, i cili është dokumentuar në emisionin e familjes, The Kardashians.

Shumë njerëz mendojnë se pëlqimi i tij i dikurshëm ndaj Kim mund të ketë qenë shkaku i zënkave mes motrave, por Travis e mohoi këtë teori. Ai e cilësoi “qesharake” dhe shtoi se gruaja e tij nuk ka asnjë mëri për komentet e shkuara.

 

 

 

You may also like ...