Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mori pjesë në rihapjen e Muzeut Young V&A të mërkurën. Gjatë paraqitjes së saj, Kate është pyetur për moshën dhe ajo është përgjigjur me ëmbëlsi: “Jam 41 vjeçe, mos i trego askujt”.
Kate gjithashtu zbuloi se fëmijët e saj i tregojnë histori gjatë gjithë kohës, ndërsa ajo dëgjonte histori imagjinare nga të vegjlit që ishin atje. “Më tregohen histori gjatë gjithë kohës. George po lante dhëmbët dhe papritmas dhëmbi i ra”, zbuloi ajo.
Më pas, Kate Middleton bëri pyetje teksa përqafohej nga dy vajza. “Do të doja të vija përsëri dhe të bëja një rrëfim tjetër, do t’i sjell fëmijët herën tjetër. Kalova shumë mirë, faleminderit”, tha Princesha e Uellsit teksa largohej.
Kate zgjodhi taka Jimmy Choo dhe një fustan rozë Beulah London. Madje, ajo i pëlqen veçanërisht këto taka dhe i zgjedh shpesh.
- Harron Dua Lipën, Anwar Hadid në lidhje të re dashurie!
- Veprim si Zidane, Taulant Xhaka kërkon falje: Nuk durova, më shau familjen