Header

Shënohet viktima e pestë në Shqipëri

Shqipëria shënon viktimën e 5 të koronavirusit COVID-19.

Burimet bëjnë me dije për Ora News se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin infektiv, Ndue Marinaj.

48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel “Roland” tek Unaza në Tiranë dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve.

Marinaj kishte 10 ditë që ishte shtruar tek infektivi dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.

Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola.

Ministria e Shendetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për të dhënë të rejat, ndërsa deri dje në Shqipëri numëroheshin 104 të infektuar, 4 te vdekur dhe 5 te sheruar.

You may also like ...