Header

Rita Ora pushton skenën e “Eurovisionit”

Rita Ora ka elektrizuar skenën e madhe të garës së këngës, në gjysmëfinalen e pare te “Eurovision”, në Liverpool të martën. Ylli shqiptar i popit ishte e ftuar në festivalin europian ku performoi disa nga hitet e saj më të mëdha.

Rita performoi edhe këngën e saj të re “Praising You” për herë të parë live në ngjarjen e shumëpritur në një performancë spektakolare së bashku me 54 kërcimtarë.
Rita kishte veshur një fustan të zi që më pas u kthye në një korse që i dha lirshmërinë e duhur për të dhuruar një super performancë.

Por ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte një 12-vjeçare, balerinë ukrainase e cila iu bashkua performancës së Rita Orës. Sofia hapi performancën e Ritës duke luajtur me një top, që përfaqëson humbjen e fëmijërisë për refugjatët.

 

Ndërkohë, kujtojmë se 15 shtete morën pjesë në spektaklin e mbrëmjes së martes, por vetëm 10 prej tyre arritën që të kalojnë në finalen e madhe.
Shqipëria e cila përfaqësohet nga Albina Kelemendi do të performojë më datë 11 maj.

You may also like ...