Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të premten publikoi këngën e saj më të re “Physical”.
Kënga e cila erdhi si një stil i viteve 80’ u prit tejet mirë nga publiku, dhe ka arritur nje shifër disa milionë të klikimeve dhe dëgjimeve në platformat muzikore.Disa nga këto platforma kanë promovuar këngën e artistes shqiptare në ‘billboard’-et më të njohura të botës.Dua së fundmi publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të një ekrani gjigant në New York, ku shihej imazhi i saj nën petkun e promovimit të këngës së re.Ndërkohë, në rrjetin social Instagram Lipa publikoi edhe dy ‘billboard’-e të tjera, kësaj radhe nga Amazon Music, të cilët u sugjeronin kalimtarëve të qytetit më të vizituar në botë, këngën e saj të re “Physical”.Dua Lipa ka premtuar për fansat se do ta publikojë të plotë albumin e saj më datë 3 prill.
Ajo deri më tani ka publikuar tri këngë nga ky album: “Physical”, “Future Nostalgia” dhe “Don’t start now”
- “Më dërgojnë alienët”, dënohet burri që përndoqi aktoren e njohur
- Neymar thyen rregullat e trajnerit, ja se çfarë ka bërë për ditëlindje