Neymar thyen rregullat e trajnerit, ja se çfarë ka bërë për ditëlindje

Neymar e ka festuar një mënyrë spektakolare ditëlindjen e 28-të në një klube natë luksoz në Yoyo të Parisit.
Sulmuesi ka thyer në këtë mënyrë edhe sugjerimet e trajnerit të PSG-së Thomas Tuchel i cili pati theksuar se një festë e madhe mund të shpërqendronte futbollistin.
Neymar ftoi disa nga shokët e skuadrës si Edinson Cavani, Marco Verratti dhe Angel di Maria që u veshën me rroba të bardha, bashkë me anësorin e Lyonit, Memphis Depay.
Në këtë festë binte në sy muzika latine dhe kërcimet karakteristike që braziliani pëlqen dhe shpesh feston edhe golat me këto ritme muzikore.