Header

Nisin kontrollet nga ajri për të pabindurit

Në kuadër të situatës së koronavirusit, policia ka marrë masa shtesë për të identifikuar të gjithë personat që nuk zbatojnë rregullat.

Jashtë fashës së orarit dhe gjatë fundjavës kur do të ndalohet lëvizja, kontrolli do të bëhet me anë të droneve me teknologji të lartë.

Droni ka kamera, që ka pamje të qarta nga sipër, ku fluturojnë. Përveç kësaj, janë të pajisura me mikrofonë që mund të përcjellin mesazhe audio dhe ku kalimtarët paralajmërohen.

Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore. Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku kanë vizituar Shkodrën, qyteti më i prekur nga koronavirusi pas Tiranës. Ata do të shohin nga afër situatën me rregullat e karantinimit.

Deri tani në total në kryeqendrën e veriut janë konfirmuar 57 raste

You may also like ...