Shënohet një tjetër incident mes presidentit Donald Trump dhe demokratëve. Kësaj radhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përball me Kryetaren e Dhomës së Përfqaqësuesve, Nancy Pelosi.
Në përfundim të fjalimit Pelosi i grisi fjalimin presidentit Trump, ku ky i fundit e injoroi veprimin e saj. Kjo u shkaktua pasi Trump nuk i dha dorën me herët kryetares demokrate.
Trump mbajti fjalimin vjetor para kongresmenëve ku foli për qeverisjen e tij. Ai gjatë fjalimit tha se nën drejtimin e tij “Amerika e mrekullueshme është rikthyer”.
Gjithashtu Trump hodhi edhe akuza dhe ironi për kundërshtarët demokratë që u munduan ta shkarkonin nga detyra. Pelosi u pyet edhe nga gazetarët se cila ishte arsyeja që grisi fjalimin e Trump, ku u përgjigj se duke marrë parasysh alternativat ishte gjëja e duhur që bëri.
- JLo dhe Shakira nuk morën asnjë qindarkë nga ‘Super Bowl’
- Shfaqet djali i Charles dhe Camilla, gati për ADN-në