Header

Lady Gaga: Koncert virtual më 18 prill

Një koncert i madh virtual për të mbështetur punonjësit e sistemit shëndetësor në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.

Është ky projekti i fundit i këngëtares Lady Gaga, e cila më 18 prill do të mbajë “One World: Together at Home”, një event historik i transmetuar në disa platforma online në të gjithë botën.

Ishin organizata Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ato që lajmëruan bashkëpunimin e këngëtares, për një transmetim historik unik në llojin e tij, për të mbështetur fondin e OBSH kundër pandemisë.

“Duam të nxjerrim në pah rëndësinë e kësaj ngjarje të paprecedentë dhe duam të festojmë dhe inkurajojmë pushtetin e shpirtit njerëzor”, tha Lady Gaga, në një komunikim me OBSH.

Po ashtu shtoi se lutjet e saj shkojnë për ata persona që kanë humbur punën dhe që kanë vështirësi për të ushqyer fëmijët dhe veten.

Ndër të tjera shpjegoi se ajo dhe Global Citizen kanë mbledhur 35 milionë dollarë javën e kaluar me ndihmën e liderëve të kompanive dhe filantropë të ndryshëm.

Më tej bëri me dije se artistët që do të marrin pjesë në koncertë janë Alanis Morissette, Paul McCartney, Andrea Bocelli, Billie Joe Armstrong, Maluma, Chris Martin, David Beckham, Eddie Vedder, Idris Elba, J Balvin, Kacey Musgraves, Burna Boy, Keith Urban dhe shumë të tjerë. Koncerti do të prezantohet ngaa Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert. Gjatë tij nuk do të mungojnë ndërhyrjet e mjekëve, infermierëve dhe familjeve në të gjithë botën.

You may also like ...