Header

Fustani i Natalie Portman, më i veçanti në Oscar

Aktorja, Natalie Portman, kishte padyshim vjeshjen më të veçantë dhe të komentuar në ceremoninë Oscar. Ajo parakaloi në tapetin e kuq me një fustan në ngjyrë të zezë dhe floriri, të markës Dior, ku vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën detajet e veçanta në pelerinë.

Në formë proteste dhe në mbështetje të femrave, aktorja kishte qendisur në të emra të regjisoreve që nuk u nominuan këtë vit në “Oscars 2020”.

Mes tyre arritën të dallohen emrat e Greta Gerwig (Little Women), Lulu Wang (The Farewell), Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire), Lorene Scafaria (Hustlers) , Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har’el (Honey Boy).

“Sipas mënyrës time, doja të vlerësoja të gjitha regjisoret femra që nuk u vlerësuan për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit”- u shpreh Portman, e cila mori mbështetjen e publikut për këtë gjest unik.

You may also like ...