Dezifektues falas në Francë

Kompanitë që bëjnë zakonisht parfume dhe kremra po punojnë që të prodhojnë sa më shumë xhel dezifektantë që njerëzit ti përdorin për tu mbrojtur nga pandemia e koronavirusit.

Firma gjigante me bazë në Francë, Louis Vuitton ka njoftuar se do të përdorë kompanitë e kozmetikës për të krijuar xhel desifektantë.

Ndërsa kompania në Sh.B.A po përpunon alkoolin që të bëjë sa më shumë produkte dhe t’ia japë njerëzve falas.

LVMH, e cila prodhon aromat për kompani si Christian Dior dhe Louis Vuitton, tha në një deklaratë për shtyp se synon të prodhojë sanitizues dore në fabrikat e saj në Francë për shpërndarje në 39 spitalet në rajon.

Vendimi u mor nga shqetësimi se do të ketë mungesë në Francë, tha kompania. Xheli do të dorëzohet falas tek autoritetet shëndetësore franceze për të luftuar virusin që përhapet duke filluar nga e hëna.