Të gjithë fansat e sagës Harry Potter, filmi i parë i të cilit, “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, u publikua 22 vjet më parë, mezi presin daljen e serive të reja të HBO Max dhe Warner Bros.
Nëse ‘Fantastic Beasts’ sjellin histori të reja, seriali i ri do të kthehet në temën origjinale. Me fjalë të tjera, historia do të jetë e njëjtë me librat dhe filmat. Gjithashtu, pjesë e projektit do të jetë edhe autorja. Projekti thuhet se do të dalë në 2025 ose 2026 pasi Warner nënshkroi një marrëveshje me NBC Universal, e cila mban të drejtat e Harry Potter deri në prill 2025.
Por, ka shumë dyshime për kastin e këtij seriali të ri. Tre aktorët kryesorë, Daniel Radcliffe (Harry Potter), Emma Watson (Hermione Granger) dhe Rupert Grint (Ron Weasley), nuk pritet të marrin pjesë në serial. Ky lajm u konfirmua dhe nga Radcliffemi cili u shpreh nuk do rikthehet.
“Unë mendoj që jo,” vuri në dukje ai kur u pyet nëse do të bënte një paraqitje të shkurtër. “Kam lexuar se seriali do kthehet në temën origjinale, kështu që do të ishte pak e çuditshme të më bënin pjesë. Unë mendoj se Harry Potter ishte gjithmonë i destinuar të bëhej si Sherlock Holmes. Ka ndoshta një fëmijë tetë vjeçar atje, jeta e të cilit do të ndryshojë brenda disa vitesh .”
Në një intervistë të vitit 2022 me The New York Times ai gjithashtu u shpreh se nuk do të kthehej për një film tjetër të Harry Potter së shpejti. “Po arrij në një pikë ku ndihem sikur ia dola nga Potter dhe jam vërtet i lumtur me vendin ku jam tani, dhe të kthehem do të ishte një ndryshim kaq masiv në jetën time,” shpjegoi aktori.”
- Provimi i fundit i maturës/ Nxënësit testohen sot për lëndët me zgjedhje
- Zbulohet sa të ftuar ishin në dasmën e Arbanës dhe Eduartit/ Ja VIP-at që morën pjesë në ceremoni