Header

Trump: Personave me COVID-19 injektojuni dezinfektant

Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektant në trup.

Ai gjithashtu propozoi rrezatimin e trupave të pacientëve me dritë ultraviolet, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë.

Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten. Madje ekspozimi ndaj tyre mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

“Pra, supozojmë se duhet ta godasim trupin me një dritë të fuqishme, qoftë ultravjollcë apo jo.”, tha presidenti, duke iu drejtuar Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, “dhe mendoj se ju thatë se kjo gjë nuk është kontrolluar, por do ta testoni atë”

“Dhe atëherë unë them, supozojme se e futët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se keni thënë që do të provoni edhe këtë. Duket interesante”, u shpreh presidenti.

“Më tej shikoj që dezinfektanti e shkatërron virusin për një minutë. Një minutë. A ka ndonjë mënyrë që mund të bëjmë diçka të tillë, ta injektojmë apo thjesht të bëjmë një pastrim?”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

You may also like ...