Në Indi ka lindur një fëmijë në kohën e koronavirusit dhe prindërit e tij vendosën ta quanin atë “Dezinfektues” (Sanitizer).
Ata kanë zgjedhur këtë emër të çuditshëm për fëmijën e tyre që në të ardhmen kjo periudhë të kujtohet nga të gjithë.
Baba i fëmijës Omvir Singh shprehet se kur njerëzit të flasin për koronavirusin në të ardhmen, do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan dhe i biri do të jetë si shpëtimtar. Sipas mediave të huaja stafi mjekësor kanë mbetur të habitur kur çifti njoftuan emrin e fëmijës së tyre.
Kujtojmë se po në të njëjtin shtet, dy binjakëve të parur para pak javësh në jetë, jua vunë emrat Corona dhe Covid. Duket se izolimi e ka bërë të vetën.
- Taylor Swift anulon të gjitha koncertet e turneut të 2020-ës
- Drejt Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh shqiptarë