Header

Këtij i thonë fat! Fiton në lotari 4.5 milionë dollarë

Emergjenca e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, bëri që të mbetej pa punë.

Protagonist i kësaj ngjarje të raportuar në mediat australiane, është një kryefamiljar i cili humbi punën prej Covid-19, por fitoi në lotari 4 milionë e gjysmë dollarë.

Historia vjen nga Adelajde në Australi, ku i pushuari nga puna pas shkurtimeve nga epidemia, fitoi në lotarinë ‘Set for Life’.

I dëshpëruar dhe me një fëmijë të vogël për të rritur ai bleu një biletë në fundjavën e Pashkës dhe fati ishte me të.

Çmimi i fituar do të tërhiqet nga 20 mijë dollarë në muaj për 20 vitet e ardhshme, për një total prej 4 milionë e gjysmë dollarë.
“Kur mësova që kisha fituar, zgjova time shoqe për t’ia thënë dhe ajo niste të bërtiste nga gëzimi. Isha shumë i stresuar pas largimit nga puna, por tani ndihem i lumtur dhe i lehtësuar”, tha fituesi, duke preferuar të mbetet anonim.

You may also like ...