Header

Shkon në 9 numri i viktimave nga Covid-19

Qëndra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë nga Covid-19 një pacient 69 vjeçar nga komuna e Suharekës.

Pacienti ishte shtruar në spital më 10 prill dhe ndodhej në gjendje të rëndë pasi kishte edhe probleme kardiake.

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Më herët Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se 10 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, nga 137 mostra të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

You may also like ...