Header

Tornado shkakton 32 viktima në SHBA

Si të mos mjaftonte koronavirusi, 32 persona kanë gjetur vdekjen nga tornadot që goditën mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ka së paku 11 të vdekur të konfirmuar dhe dëme në të gjithë shtetin”, thotë zyra e emergjencave në Mississippi.

Viktima të tjera janë shënuar në Karolinën e Jugut 9, në Georgia 7, në Tennessee 3, në Arkansas 1 dhe në Karolinën e Veriut 1.

Presidenti Donald Trump para nisjes së konferencës së mbrëmjes së të hënës lidhur me koronavirusin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Sakaq si pasojë e serisë së tornadove u shkatërruan me qindra banesa dhe mbi 72 mijë persona mbetën pa energji elektrike.

You may also like ...