Header

2 Prillin si Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit, e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të  bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për ti dhëne fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Dita botërore e autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin, lidhur me çrregullimet e spekrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç.

Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Përgjithësisht, fëmijët me çrregullime të spektrit autik, shfaqen me një zhvillim të fushave të inteligjencës, shpesh më të zhvilluar se moshatarët, duke përfshirë të lexuarin, gjuhën, muzikën, apo aftësitë hapësinore, ku shfaqen në shkallë të tilla që konsiderohen si “talente” në këto fusha.

Shkalla e autizmit në të gjitha rajonet e botës është e lartë dhe mungesa e të kuptuarit ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek individët, familjet dhe komunitetet e tyre.

Përveçse është njohur dhe ka nisur të trajtohet vonë, në Shqipëri një pjesë e fëmijëve me autizëm nuk arrijnë të diagnostikohen dhe trajtohen.

Kjo për shkak të mentalitetit të prindërve, ndërsa në shkolla kanë vështirësi të integrohen për mungesë të mësuesve të kualifikuar dhe programeve individuale.

You may also like ...