Ka shkuar në 416 numri i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë. Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orë kanë rezultuar 7 raste të reja me koronavirus.
Marjeta Dervishi, specialiste e Instituti i Shëndetit Publik pohoi se në grafikun e rasteve të konfirmuara, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara. Kujtojmë se deri më tani kanë humbur jetën 23 persona.
Ditën e djeshme, 17 persona e fituan betejën kundër COVID, ndërkohë që numri në total i të shëruarve ka shkuar në 182. Në shërbimin Infektiv janë 50 persona të shtruar, 6 në terapi intensive dhe një pacient është i intubuar. Në COVID 2 janë 6 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve të intubuar.