Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se djali i tij është infektuar me koronavirus.
Kreu i shtetit serb përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd
Me anë të fjalëve të tij, Vuçiç i tregon se ai është i fortë dhe do ia dalë të mposhtë virusin e rëndë.
“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë ju duam!”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B-uveOfBoxL/?utm_source=ig_embed
- Aniston i dhuron 10 mijë dollarë, infermieres me koronavirus
- Pink flet për natën e tmerrit, nuk merrja dot frymë