Header

Rast i ri me COVID 19 në Korçë, infektohet polici i kufirit

Konfirmohet një rast i ri me COVID 19 në Korçë. I infektuari mësohet se është punonjës në drejtorinë e kufirit.

Gjithësej për analiza në 24 orët e fundit ishin dërguar katër tamponë. Prej tyre, dy janë të shtruar në spital.

Korça prej ditësh nuk raportonte raste të reja me COVID 19 aq sa u krijua përshtypja e se zinxhiri i infeksionit ishte këputur.
Me rastin e ri, në Korçë numri i të infektuarve shkon në 17 raste.

You may also like ...