Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive. Anglia po kalon një periudhë të rëndë për shkak të Koronavirusit, që vetëm gjatë ditës së djeshme ka marrë jetën e 708 personave. Fjalimi pritet të transmetohet në orën 20:00 dhe është regjistruar në Windsor Castle. Mbretëresha pritet të flasë për gjendjen e Britanisë dhe t’i japë popullit të saj mesazhe të rëndësishme.
Kujtojmë se ky është fjalimi i katërt i Mbretëreshës Elizabeth, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftojë për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.