Lufta me koronavirusin nuk është e lehtë por shkencëtarët po bëjnë të pamundurën që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë.
69 ilaçe me përbërje eksperimentale do të testohen pasi mund të jenë efektivë për të trajtuar koronavirusin, tha një ekip studiuesish mbrëmjen e së dielës.
Siç raporton New York Times, disa prej ilaceve trajtojnë sëmundje të tjera dhe janë propozuar për tu përdorur tek pacientët e prekur me Covid-19.
Ndër ilaçet që po hetohen përfshihet edhe klorokuin, i përdorur për të trajtuar malarian.
Studimi i drejtuar nga Nevan Krogan, një biolog në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko paralajmëron se klorokuini mund të ketë shumë efekte anësore toksike, sepse ilaçi duket se synon shumë proteina qelizore të njeriut.
Bashkëpunëtorët e tij në Shkollën e Mjekësisë në New York dhe Instituti Pasteur në Paris kanë filluar testimin e 22 përbërësve të tjerë në laboratorët e tyre.
- Shkon 104 numri i të prekurve me Covid- 19
- Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore: Ushqimi nuk përçon Covid-19