Pas këshillave për të shmangur në maksimum vendet ku grumbullohen njerëz pas përhapjes së koronavirusit në vend dhe shënimit të viktimës së parë, Kryeministri Edi Rama merr vendim drastik për të mbyllur të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës.
“Ndjesë por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në tiranë dhe durrës fillimisht”, shkruan Rama.
Ai shton se kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe se kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet me jashtë.
“Frikë aspak, kujdes po! madje shumë fare!”, shkruan kreu i qeverisë
- Rita Ora ka një mesazh për të prekurit nga coronavirusi
- Studimi: Coronavirus mund të shkaktojë dëme në sistemin nervor qendror