Modelja e Playboy Marisa Papen, ngjall diskutime të forta. Pasi inatosi Vatikanin dhe Izraelin me fotografitë e saj zhveshur, provokimi i fundit mund t’i kushtojë lirinë.
Marisa rrezikon tre vite burg në Turqi, për shkak të disa fotografive zhveshur brenda xhamisë së Stambollit Hagia Sophia.
Në fotografinë e vendosur nën akuzë, modelja belge 27-vjeçare, shihet me shami në kokë, por zbulon gjithë pjesët intime.
“Nëse e keni vizituar ndonjëherë këtë xhami, e dini mirë se nuk ka ditë ku të mos kesh me mijëra persona përreth. Kështu pritëm ardhjen e një grupi turistësh me guidën. Kur të gjithë u përqendruan tek shpjegimet e guidës, përfituam dhe bëmë fotografinë”, thotë ajo në një intervistë për CEN News.
Fotografia është realizuar në vitin 2018, por prokuroria e qytetit ka kërkuar arrestimin e saj vetëm këto ditë, duke e akuzuar për akte të turpshme dhe poshtërim të sovranitetit të shtetit.
Bashkë me fotografin australian Jesse Walker, dy vite më parë shkuan në Turqi për një shërbim fotografik. Fotografi të tjera zhveshur prej saj, janë realizuar edhe në rajonin e Cappadocia të Turqisë. Më parë ajo kishte pozuar e zhveshur në Vatikan dhe në Murin e Lotëve në Izrael. Po ashtu ajo u arrestua dhe më tej u la e lirë në Egjipt, pasi pozoi e zhveshur para tempullit të Karnak, në Luxor.