Një lajm i mirë për të gjithë fansat e këngëtares së ndjerë Whitney Houston.
Këngëtarja do të vijë në “jetë” përmes teknologjisë së hologrameve dhe do të zhvillojë një tur duke filluar nga data 25 shkurt.
Shfaqja e parë do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ky lajm ka tërhequr vëmendjen e televizione dhe publikut në Britani.
Turi është organizuar nga kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares me famë botërore, si një homazh kundrejt veprimtarisë së saj artistike.
Ndërkohë disa personave u është dukur pak i çuditshëm kjo shfaqje e Whitney-t përmes një hologrami.