Billie Eilish triumfoi edhe një herë. Këngëtarja 18-vjeçare rrëmbeu çmimin si artistja më e mirë femër në aspektin ndërkombëtar në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve britanike të muzikës.
Eventi që si gjithmonë u mbajt në “O2 Arena” pati momente shumë emocionuese por ajo e Billie Eilish do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Teksa u ngjit për të marrë çmimin e saj, këngëtarja menjëherë u përlot duke thënë se vetëm pak minuta para se të shpallej fituese po mendonte se sa shumë ndihet e urryer nga interneti.
“Rreth 2 ditë më parë ndalova së lexuari komentet e ndjekësve në Instagram. Ka kaq shumë komente negative dhe ndihesha sikur më urrenin por tani po shoh shikimet tuaja dhe kuptoj se ka shumë njerëz që më duan” -tha ajo.
Billie shtoi se ndihet keq pasi ka marrë një pushim nga rrjetet sociale pasi nuk dëshiron të shkëputet nga fansat e saj.