Për të gjithë ata që shfrenojnë fantazitë e tyre seksuale me robotët e seksit ka një lajm jo të mirë nga shkencëtarët amerikanë.
Këta të fundit kanë arritur në përfundimin se robotët me inteligjencë artificiale përbëjnë rrezik për shëndetin psikologjik të njerëzve madje duke i rrezikuar dhe jetën.
Shkencëtarët kërkojnë një reagim të menjëhershme që të parandalojnë shitjen dhe përdorimin e këtyre robotëve.
Dr. Christine Hendren u shpreh për BBC se rrezikshmëria që paraqesin ato është shumë e lartë.
“Disa robotë bëjnë rezistencë ndaj përdoruesit, duke krijuar kështu idenë e një përdhunimi. Disa të tjerë janë dizenjuar si fëmijë nën moshë duke kënaqur kështu psikopatinë e pedofilëve. Nëse duam t’i shuajmë këto fenomene, nuk mund ta bësh duke ushqyer psikopatinë e tyre” – shprehet ajo.
Një numër i madh i këtyre lodrave shiten dhe online, çmimet e të cilave varijojnë nga 8 mijë deri në 10 mijë dollarë.
- Luiza Gega shpallet atletja e muajit në Europë
- Kim Kardashian pozon gjysmë e zhveshur për Shën Valentin