Header

Sëmundja kronike i merr jetën aktores 25 vjeçare

Aktorja koreane, Go Soo Jung ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje kronike.

Ajo ndërroi jetë më 9 shkurt dhe funerali u bë në mënyrë private nga familja. Lajmin e vdekjes e konfirmoi mbrëmë kompania Story J që bëri një shkrim emocionues ku thoshte:

“Ne do e kujtojmë gjithmonë aktore Go Soo Jung, buzëqeshja e së cilës ndriconte botën. U prehsh në paqe”.

Go Soo Jung lindi më 24 prill 1995 dhe u bë e njohur në vitin 2016 për rolin në serialin “Goblin”.

Ajo ka shkëlqyer edhe në “Solomon’s Perjury” e videon muzikore “With Seoul”

You may also like ...