Ngjarje aspak të mira po ndodhin në Pallatin Mbretëror, kohët e fundit. Në mediat britanike, po përflitet për një ndarje mes nipit të madh të mbretëreshës, Peter Phillips dhe bashkëshortes së tij, Autumn Phillips.
Kjo e fundit, pas 12 vjetësh martesë, i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj. Mendohet se Autumn, do të largohet në Kanada, në vendin e saj të lindjes.
Mësohet se ajo ka marrë me vete edhe dy vajzat 9 dhe 7-vjeçare.
Nuk përjashtohet mundësia që vendimi i saj për t’u larguar të jetë përshpejtuar edhe nga largimi i Meghan dhe Harry-t. Ky lajm i fundit në Pallatin Mbretëror, do të jetë veçanërisht i dhimbshëm për mbretëreshën, e cila ka një lidhje të veçantë me nusen e nipit të saj.