Kobe Bryant family https://www.instagram.com/p/BxYER-JngPv/ Credit: Kobe Bryant/Instagram
Kanë kaluar tashmë dy javë që kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ndërruan jetë tragjikisht në një përplasje me helikopter.
Legjenda e NBA-së la pas vetes gruan e tij, Vanessan dhe tri vajzat e tjera, Natalia, Bianka dhe Capri.
Ndarja e papritur e tyre tronditi të gjithë, por më së shumti këtë po vazhdon ta vuajë bashkëshortja e tij.
Në vazhdën e postimeve prekëse, ajo ka bërë një tjetër dedikim për bashkëshortin dhe vajzën duke sjellë disa nga momentet më të mira të tyre.
“Unë nuk kam qenë e gatshme t’i them ndjenjat e mija më fjalë. Truri im nuk e pranon që Kobe dhe Gigi janë larguar. Unë nuk mund t’i përballoj të dytë në të njëjtën kohë. Është sikur unë jam duke u përpjekur ta përballojë ikjen e Kobe, por trupi im refuzon ta pranojë që Gigi im kurrë nuk do të kthehet tek unë.
Kjo duket gabim. Pse duhet të zgjohem ditën tjetër kur vajza ime e vogël nuk është në gjendje ta ketë atë mundësi?! Jam shumë keq. Ajo kishte shumë jetë për të jetuar. Duhet të jem e fortë për tri vajzat e mia”, ka shkruar Vanessa.
https://www.instagram.com/p/B8ZavYwDZ5y/?utm_source=ig_embed